Tema të tjera...
Një deklaratë e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkaktuar reagime të ndërsjella dhe një përplasje të re politike mes tyre. Gjithçka nisi kur Musliu e quajti Presidenten “Presidente e Dejona Mihalit”, një koment që u interpretua si akuzë ndaj rrethit të bashkëpunëtorëve të Osmanit. Në reagimin e saj, Presidentja Osmani u shpreh se “nuk ja vlen të merret me akuzat e deputetes së PDK-së”, duke e minimizuar deklaratën e Musliut. Por deputetja Musliu ka reaguar sërish, duke e thelluar polemikën. Ajo tha se i njeh mirë “kodin” e bashkëpunëtorëve të Dejonës, duke aluduar në ndikimin e tyre në Presidencë. Unë ua di kodin vartësve të Dejona Mihajlit, shpejt i nxjerr nga takti”, ka shkruar Musliu, duke lënë të kuptohet se deklaratat e saj kanë për qëllim të vënë presion mbi ekipin presidencial. Përplasja mes Presidentes Osmani dhe deputetes Musliu vjen në një periudhë tensionesh të shtuar politike, ku deklaratat personale dhe akuzat për ndikime të brendshme po bëhen pjesë e diskursit publik. Për momentin, Zyra e Presidentes nuk ka dhënë ndonjë koment të ri lidhur me reagimin e fundit të Musliut.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
