Brickos

Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, bankat komerciale me kapital të huaj në Kosovë kanë fituar 45 milionë euro

GAP: Shpenzimet e Qeverisë së Kosovës për mëditje udhëtime zyrtare, telefona karburante e të tjera për vitin 2018

Instituti GAP ka publikuar të dhëna për shpenzimet e ministrave dhe zyrtarëve të kabineteve të tyre për mëditje, telefoni mobile, karburante dhe reprezentacion. Mëditjet për udhëtimet zyrtare brenda dhe jashtë shtetit përbëjnë një shumë të majme të shpenzimit të parasë publike. Po ashtu, miliona euro të buxhetit të Kosovës shpenzohen për mbushjen e veturave zyrtare me karburante, mbushjen e telefonave mobilë, e po ashtu edhe për shpenzime të reprezentacionit (ku hyjnë shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare).  Si shpenzime direkte të ndërlidhura me postet e politikanëve apo zyrtarëve publikë është e rëndësishme të analizohet se sa konkretisht shpenzohet buxheti për këto kategori dhe kush janë shpenzuesit më të mëdhenj. Sipas raportit vjetor financiar 2018 të Ministrisë së Financave, gjatë vitit 2018, të gjitha institucionet publike kanë shpenzuar në total rreth 20 milionë euro  për reprezentacion, përdorim të telefonave mobil, karburante për vetura si dhe mëditje për udhëtimet brenda dhe jashtë vendit. Secila nga këto kategori ka pasur rritje nga viti 2017, ku shpenzimet për mëditje janë rritur për 45%, për reprezentacion për 18%, për telefona mobil për 30% si dhe për karburante për 1%.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …