Garimi i futbollisteve të Kosovës në Ligën e Kampionëve, sukses historik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar të hënën drejtuesit e Klubit futbollistik të femrave “Hajvalia” dhe futbollistet e këtij klubi, të cilët i përgëzoi për sukseset e arritura në garat e Kosovës.

Po ashtu, ministri Shala i uroi sukses këtij klubi në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve, duke e vlerësuar këtë pjesëmarrje të femrave të Kosovës në këto gara si sukses historik të futbollit të femrave dhe të sportit tonë.

Shala, u shpreh se MKRS-ja po investon në terrene sportive në Kosovë, me një përqendrim në Stadiumin e Prishtinës dhe atë “Adem Jashari” në Mitrovicë, meqë këto dy stadiume janë më afër plotësimit të standardeve të kërkuara nga UEFA dhe FIFA.

Ai më tej u shpreh se MKRS-ja do të përkrahë “Hajvalinë” në garat kualifikuese që do t’i zhvillojë sivjet.

Ndërsa drejtuesit e KF “Hajvalisë” e falënderuan ministrin Shala për përkrahjen vazhdueshme që po i jep sportit të Kosovës, dhe u shprehën se me këtë pjesëmarrje, futbolli i femrave të Kosovës po forcohet dhe po shënon një avancim të rëndësishëm ndërkombëtar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …