Edhe Rusia do të investojë në koloninë ‘Lugina e Diellit’ në Zveçan

Edhe Rusia do të investojë në koloninë ‘Lugina e Diellit’ në Zveçan

Kolonizimi i pjesës veriore të Kosovës do të përkrahet edhe nga Rusia. Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi në Moskë mes drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq dhe kryetarit të Partisë Unike të Rusisë, Boris Grizlov. Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë janë sprovuar me kohë dhe se në to nuk mund të ndikojnë kurrë ndikimet e jashtme. Gjuriq, në vazhdim teë bisedës, ka folur për projektin e Serbisë për kthimin e serbëve të zhvendosur, sidomos për ndërtimin e vendbanimit ‘Lugina e Diellit’. Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, me këtë rast, kërkoi ndihmën e Rusisë në këtë drejtim. Sipas tij, Kisha Ortodokse e Rusisë ka shfaqur gatishmërinë e saj për të ndërtuar një kishë në koloninë ‘Lugina e Diellit’.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …