Gashi: Thirrja e seancave nga kryesuesi pa u marrë vesh me PAN-in është më tepër spektakël i opozitës për t'ia hedhur fajin koalicionit fitues të zgjedhjeve

Gashi: Thirrja e seancave pa u marrë vesh me PAN-in është më tepër spektakël i opozitës për t’ia hedhur fajin koalicionit fitues

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, profesori universitar Ibrahim Gashi, ka shprehur optimizëm se PAN-i do t’i sigurojë së paku edhe dy vota nga deputetët individualë dhe do t’i krijojë institucionet.  Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se thirrja e seancave nga kryesuesi pa u marrë vesh me PAN-in është më tepër spektakël i opozitës për ta hedhur fajin tek PAN-i për, siç thuhet, “bllokim të Kuvendit”. Gashi ka theksuar se derisa PAN-i të ketë vendosur për emrin e kandidatit për kryeparlamentar nuk ka kuptim thirrja e seancës konstituive. Ai ka folur edhe për rolin e AKR-së në këtë proces, duke thënë se për aq sa e njeh Pacollin, ka pritur se do ta reflektojë kulturën e tij institucionale në situatën e krijuar. Sipas Gashit, ky reflektim i Pacollit, që vendi t’i ketë sa më shpejt institucionet, vjen për interes të qytetarëve dhe të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …