Gastronomët e Kosovës nesër protestojnë me kërkesën për lehtësimin e masave e masave anti-Covid

Gastronomët kanë paralajmëruar protesta kundër masave të reja anti-COVID

Gastronomët kanë paralajmëruar protestojnë kundër masave të reja anti-COVID të ndërmarra dje nga Qeveria. Ata kanë thënë se pakënaqësinë e tyre do ta shfaqin me protesta duke filluar nga ora 12:00 do të zhvillojë një aktivitet simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë. “Nuk na pëlqejnë asnjëherë masat e reja kur merren përderisa nuk jemi pjesë e grupeve punuese. Masat e reja kanë qenë shumë të palogjikshme për Shoqatën e Gastronomeve sepse në valle kemi qenë gjatë gjithë verës duke na ndaluar neve pishinat dhe duke shkuar për t’i kryer pushimet nëpër Shqipëri, apo në të gjitha vendet e rajonit edhe në këtë rast po shkojnë duke i vazhduar këto masa të cilat janë të papranueshme prej neve duke i mbyllur bizneset nëpër Kosovë dhe duke i lënë kufijtë hapur që të shkojnë në shtete të ndryshme” , ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …