Gazeta: “The Guardian”, kritikon futbollistët shqiptarë për shprehjen e ndjenjave kombëtare

Gazeta “The Guardian”, kritikon futbollistët shqiptarë për shprehjen e ndjenjave kombëtare

Një ditë pas ndeshjes, të cilën Zvicra e fitoi 2 me 1 kundër Serbisë, gazeta: “The Guardian”, kritikon futbollistët shqiptarë për shprehjen e ndjenjave kombëtare. Ajo shkruan se dy shqiptarët, paskanë rrezikuar ngritjen e tensioneve politike në Ballkan kur përdorën simbolin kombëtar të Shqipërisë për të festuar golat kundër Serbisë.

“Dyshja, të dy shqiptarë, por të rritur në Zvicër, kthyen rezultatin pasi Serbia kishte epërsinë me golin e Aleksandar Mitroviq të shënuar në fillim të pjesës së parë. Të dy hapën duart për të bërë atë që njihet si shqiponjë me dy krerë të paraqitur në flamurin e Shqipërisë. Gjesti i tyre me gjasë do të rrisë tensionet mes nacionalistëve serbë dhe shqiptarëve. “Shaqiri ka lindur në Kosovë, ish-provincë e Serbisë që deklaroi pavarësinë në vitin 2008. Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy shteteve mbesin të tensionuara. Prindërit e Xhakës vijnë nga Kosova. Babai i mesfushorit të Arsenalit ishte burgosur në ish-Jugosllavi për protesta në favor të pavarësisë së Kosovës”, shkruan “The Guardian” për prejardhjen e dy lojtarëve shqiptarë.

Kjo gazetë sheh rrezik të madh nga shqiponja me dy krerë e shqiptarëve, por jo nga flamuri me kryç i Serbisë, madje as nga krimet e masakrat qindvjeçare serbe kundër shqiptarëve.  Natyrisht se fitorja e shqiptarëve nuk mirëpritet nga miqtë e Serbisë, sidomos kur ajo fitore arrihet në Rusi, në atdheun e përbashkët të sllavëve, por ja që ndodhin edhe befasi të tilla. Evropa dhe Rusia duhet të mësohen me faktin se Ballkani i ka rreth 8.milionë shqiptarë, në pesë shtet, qindra mijëra të shpërndarë nëpër Evropë pikërisht nga dhuna dhe terrori sllav e serb, gjithnjë me bekimin e Evropës, por ja që nuk na kanë zhdukur as na zhdukin dot, sepse nuk ka ka zhdukur, Rima as Bizanti, Turku as sllavi, sado ë kurrë nuk na kanë kursyer. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …