Gazetari, Artur Bibe thotë se Fredi Beleri është përdorur nga qeveria greke, edhe për të fituar disa vota në zgjedhjet e fundit

Gazetari shqiptar në Athinë, Artur Bibe, thotë se ministria e jashtme greke ka ulur tashmë tensionet në raport me ditët e para të arrestimit të Fredi Belerit. Ai tha se ditën që zyrtarë grekë vizituan Belerin në burg, atyre iu treguan me video, provat e akuzave të ngritura ndaj Belerit. Sipas gazetarit, ai është përdorur nga qeveria greke, edhe për të fituar disa vota në zgjedhje. “Beleri është bërë mish i grirë i qoftes së sërvirur në dy anët e kufirit. Është përdorur rasti i tij në mënyrën më ekstreme. Thuhet se Dendiasit iu kanë treguar disa video prandaj edhe janë ulur tonet. Diplomatëve grekë iu kanë  treguar informacione dhe video për akuzat e ngritura ndaj Belerit. Reagimi pas vendimit të gjykatës kundër Korrupsionit, ishte me tone më të buta dhe krah drejtësisë, tha gazetari Artur Bibe.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …