Shpëtim Idrizi

Shpëtim Idrizi: Fredi Belerin ta çojmë në SPAK lidhur me deklaratat e tij për Vorio Epirin dhe helenizimin e Shqipërisë

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi gjatë një interviste televizive ka deklaruar se ndaj Fredi Belerit po përgatitet një padi e re në SPAK për Vorio Epirin, për helenizimin e Shqipërisë, deklaratat këto të thëna gjatë fushatës elektorale për bashkinë Himarë. Idrizi tha se arrestimi i Belerit është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar teksa shtoi se kjo ngjarje  ka shkaktuar tensione me shtetin fqinj. “I bëj thirrje që s’mundet që një njeri nën mesataren e minoritetit etnik grek që ka 2 dënime, një në Greqi për masakrën e Peshkëpisë dhe për dhunim të simboleve kombëtare nuk do të vihej nga ata vetë. Po bëhemi gati ta çojmë në SPAK për Vorio Epirin, për helenizimin e Shqipërisë. Pse i bën mirë raportit Shqipëri-Greqi ky tension? Minoriteti grek ka përfaqësues intelektualë e mund ta kishte vendosur si kandidat. Më bën përshtypje se prej shumë vitesh kishim harruar të kishte tensione në Himarë, të kishte presion, trysni e përplasje dhe për këtë s’ka qenë rastësi. Ne e nxorëm Shqipërinë me 9 minoritete. Në Dropull e Finiq s’ka pasur ndonjëherë tensione. Këto tensione nuk i bëjnë mirë 2 vendeve”, tha  Shpëtim Idrizi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …