Gënjejnë gazetarët e AGPK-së lidhur me bojkotimin e aktiviteteve të institucioneve nga të gjitha mediet e lira dhe të pavarura

Kryetari i gazetarëve të vetëquajtur profesionistë, Arben Ahmeti,  përmes disa medieve ka shpërndarë një njoftim ku thuhet se të gjithë përfaqësuesit e medieve “kosovare” sot po bojkotojnë aktivitetin e institucioneve. Ky gazetar gënjeshtar, nuk e ka besimin e medieve të pavarura  as mund ta “uzurpojë” lirinë e tyre të informimit për qëllime të tij politike, karrieriste.  Ne emër të cilit kodeks ky sharlatan i medieve deklaron se  “Më tre maj, asnjë media nuk do të  transmetojë asnjë aktivitet të institucioneve qendrore dhe subjekteve politike të Kosovës.” Nga kush e ka marrë këtë të drejtë ky “profesionist” i gazetarisë, që kërkon të mbrohet me ligj, gënjeshtra, burimi i fshehtë dhe fyerja.  Gazetarët e luftës së UÇK-së dënojnë këtë akt të papërgjegjshëm të këtij farë gazetari të vetëquajtur “profesionist”, i cili i jep vetes të drejtë ta shtrijë “sundimin” mbi të gjithë gazetarët e Kosovës. Në emër të cilës liri e pavarësi të medieve kërkohet bojkoti i informatave dhe kush dhe për çfarë qëllime e kërkon këtë? E ashtuquajtura AGPK nuk ka dhënë përgjigje në këtë pyetje!


 


 


Gazetarët e AGPK-së dhe soji i atyre kalemxhinjve që u shkojnë pas jo vetëm që nuk janë profesionistë të gazetarisë por me veprimet e tyre të papërgjegjshme, me pretendimet për të ngulfatur mendimin ndryshe, me pretendime për ta ruajtur me çdo  kusht gënjeshtrën duke e kamufluar si burim të besueshëm, ata faqe opinionit zbulojnë qëllimet e tyre të mbrapshta, që nuk kanë të bëjnë fare me gazetarinë as informimin e drejtë e të paanshëm, por kanë të bëjnë me ruajtjen e monopolit, që kanë krijuar në disa medie, të cilat janë ngritur  dhe po mbijetojnë duke u fshehur pas burimeve të paqena dhe të paragjykuara, me qëllim për të ofruar lexues e shkues syleshë të cilët tashmë janë mësuar t’iu besojnë gënjeshtrave që plasojnë gazetat, apo mediet elektronike që hiqen se janë të parat, “më të besueshmet” “më të shkueshmet” apo “më të shiturat”.


 


Kohë më parë  deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë aprovuar nenet e Kodit të ri Penal, i cili  ndjek  penalisht gazetarët dhe redaktorët, nëse gjykata konstaton se zbulimi i informatave është i domosdoshëm për të parandaluar veprën penale të dënueshme, prej së paku tre vjet  burg ose për veprën penale të paraparë edhe në nenin 427 që flet për marrje ryshfeti, si dhe nenin 428 që flet për dhënie ryshfeti. Nëse gazetari nuk e zbulon burimin që ka deklaruar t’i jetë kërkuar ryshfeti ose që ka dhënë ryshfet për një shërbim, ai mund të përfundojë në burg. Në të kundërtën, në burg mund të përfundojë burimi, që ka folur për gazetën në kushte anonimiteti, në rast se media ia publikon identitetin. Edhe pse ky ligj është krejtësisht në përputhje me normat pozitive juridike, gazetarucët e vetëquajtur profesionistë, “birn-istët” e ish gazetarët e regjimeve okupatore kanë reaguar, për shkak se tani e tutje do të detyrohen ta denoncojnë burimin dhe nuk mund të thirren në të ashtuquajturat, “burime konfidente brenda qeverisë apo brenda institucioneve”. Aprovimi i këtij neni penal, ka për qëllim t’i eliminojë gënjeshtrat, mashtrimin e  opinionit publik dhe të gjitha abuzimet,  që bëjnë gazetarë e redaktorë të caktuar nën ombrellën e “fjalës së lirë”.


 


Ligji, i cili kërkon përgjegjësi nga  gazetarët dhe redaktorët e papërgjegjshëm, të cilët aktualisht  rezervojnë të drejtën e fshehjes së burimit ka për qëllim eliminimin e mashtrimeve si dhe korrupsionin e shprehur në disa mediume, të cilat fshihen pas të ashtuquajturave “burime anonime, sikur rëndom thuhet, brenda Qeverisë, brenda institucioneve, madje edhe burime të “besueshme” të zyrtarëve të lartë të vendit e të huaj”. Kjo formë e mashtrimit publik, përmes gjoja burimeve sekrete të akëcilit gazetar redaktor apo medium,  nuk ka të bëjë me  gazetarinë afirmative, as me  gazetarisë profesioniste bashkëkohore. Kjo mënyrë e mashtrimit i takon burimeve të shërbimeve sekrete, ku informatat shiten e blihen, sidomos informatat që kanë të bëjnë me diskreditimin e personaliteteve të caktuara publike, në luftën e pandershme partiake, e cila është shumë aktuale, sidomos në Kosovë.


 


Ky ligj, nuk shkel kodeksin e gazetarëve, as gazetarinë e mirëfilltë dhe të  vërtetë hulumtuese, e cila bazohet në gjuhën e fakteve, në dëshmi relevante, në argumente, e jo në përgojimet nëpër  kafeneve e mejhane  të pista, të mbushura  me tym duhani, raki e drogë. Po ashtu ligji parasheh edhe ndjekjen penale të mashtruesve, të  mercenarëve cilët fshihen pas “fjalës së lirë”. Opinioni liridashës në Kosovë është dëshmitar i fushatës mediale, e cila dy vjet më parë u ndërmor  nga gazeta “Koha Ditore”, Gazeta “Zëri”, gazetarët e Birn-it kundër deputetit Fatmir Limaj, asokohe ministër i MTPT-së. Ishin pikërisht burimet gazetave, që thirreshin në burimet e tyre “të besueshme” brenda Qeverisë, në të cilat u mbështet EULEX-i dhe për dy vjet rresht nuk arriti të nxjerrë asnjë provë faktike për korrupsion, edhe pse arrestimi ishte krejtësisht politik. Më vonë u pa dhe u dëshmua botërisht se pista e vetme të akuzave ishte mbështetur në artikujt e gazetave.


 Janë gazetarët e tillë, të vetëquajtur “profesionistë”, ata që po e diskreditojnë ish-komandantin e UÇK-së, Azem Syla, janë gazetarët shqipfolës ata që po bashkëpunojnë me Dik Martin, gjithnjë duke u thirrur në prova të instruktuara, me qëllim  përfitimi të parave të majme, dhe duke fshehur identitetin, me qëllim të paragjykimit të ndonjë hakmarrjeje.


Dyzina e gazetarëve agresivë e vulgarë të Kosovës, që veten e tyre e quajnë profesionistë e kanë vështirë ta pranojnë ligjin, i cili ua ndalon gënjeshtrën e mashtrimin, sepse ata janë ngritur dhe kanë përfituar pikërisht duke  u mbështetur në gënjeshtra e paragjykime. Të tillët janë turpi i gazetarisë së Kosovës, edhe për faktin se janë diferencuar nga armata e gazetarëve të tërë Kosovës, duke u vetë-përkufizuar si profesionistë, por pa e dëshmuar publikisht me fakte e dëshmi profesionalizmin. Fakti se ata i mëshojnë kaq shumë “profesionalizmit” se nuk pajtohen me ligjet, se nuk i japin llogari askujt, tregon mirëfilli nivelin e tyre,  arsimor, kulturor e profesional.


 


 


 


Ligji i ri penal  nuk shkel kodeksin e gazetarëve, as gazetarinë e mirëfilltë dhe të  vërtetë hulumtuese


 


Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë aprovuar nenet 38, 427 dhe 428 të Kodit Penal. Kodi i ri Penal, i miratuar në Kuvend, i ndjek  penalisht gazetarët dhe redaktorët, nëse gjykata konstaton se zbulimi i informatave është i domosdoshëm për të parandaluar veprën penale të dënueshme, prej së paku tre vjet  burg ose për veprën penale të paraparë edhe në nenin 427 që flet për marrje ryshfeti, si dhe nenin 428 që flet për dhënie ryshfeti. Nëse gazetari nuk e zbulon burimin që ka deklaruar t’i jetë kërkuar ryshfeti ose që ka dhënë ryshfet për një shërbim, ai mund të përfundojë në burg. Në të kundërtën, në burg mund të përfundojë burimi, që ka folur për gazetën në kushte anonimiteti, në rast se media ia publikon identitetin. Edhe pse ky ligj është krejtësisht në përputhje me normat pozitive juridike, gazetarucët e vetëquajtur profesionistë, “birn-istët” e ish gazetarët e regjimeve okupatore kanë reaguar, për shkak se tani e tutje do të detyrohen ta denoncojnë burimin dhe nuk mund të thirren në të ashtuquajturat, “burime konfidente brenda qeverisë apo brenda institucioneve”. Aprovimi i këtij neni penal, ka për qëllim t’i eliminojë gënjeshtrat, mashtrimin e  opinionit publik dhe të gjitha abuzimet,  që bëjnë gazetarë e redaktorë të caktuar nën ombrellën e “fjalës së lirë”.


 


Ligji, i cili kërkon përgjegjësi nga  gazetarët dhe redaktorët e papërgjegjshëm, të cilët aktualisht  rezervojnë të drejtën e fshehjes së burimit ka për qëllim eliminimin e mashtrimeve si dhe korrupsionin e shprehur në disa mediume, të cilat fshihen pas të ashtuquajturave “burime anonime, sikur rëndom thuhet, brenda Qeverisë, brenda institucioneve, madje edhe burime të “besueshme” të zyrtarëve të lartë të vendit e të huaj”. Kjo formë e mashtrimit publik, përmes gjoja burimeve sekrete të akëcilit gazetar redaktor apo medium,  nuk ka të bëjë me  gazetarinë afirmative, as me  gazetarisë profesioniste bashkëkohore. Kjo mënyrë e mashtrimit i takon burimeve të shërbimeve sekrete, ku informatat shiten e blihen, sidomos informatat që kanë të bëjnë me diskreditimin e personaliteteve të caktuara publike, në luftën e pandershme partiake, e cila është shumë aktuale, sidomos në Kosovë.


Ky ligj, nuk shkel kodeksin e gazetarëve, as gazetarinë e mirëfilltë dhe të  vërtetë hulumtuese, e cila bazohet në gjuhën e fakteve, në dëshmi relevante, në argumente, e jo në përgojimet nëpër  kafeneve e mejhane  të pista, të mbushura  me tym duhani, raki e drogë. Po ashtu ligji parasheh edhe ndjekjen penale të mashtruesve, të  mercenarëve cilët fshihen pas “fjalës së lirë”. Opinioni liridashës në Kosovë është dëshmitar i fushatës mediale, e cila dy vjet më parë u ndërmor  nga gazeta “Koha Ditore”, Gazeta “Zëri”, gazetarët e Birn-it kundër deputetit Fatmir Limaj, asokohe ministër i MTPT-së. Ishin pikërisht burimet gazetave, që thirreshin në burimet e tyre “të besueshme” brenda Qeverisë, në të cilat u mbështet EULEX-i dhe për dy vjet rresht nuk arriti të nxjerrë asnjë provë faktike për korrupsion, edhe pse arrestimi ishte krejtësisht politik. Më vonë u pa dhe u dëshmua botërisht se pista e vetme të akuzave ishte mbështetur në artikujt e gazetave.


Janë gazetarët e tillë, të vetëquajtur “profesionistë”, ata që po e diskreditojnë ish-komandantin e UÇK-së, Azem Syla, janë gazetarët shqipfolës ata që po bashkëpunojnë me Dik Martin, gjithnjë duke u thirrur në prova të instruktuara, me qëllim  përfitimi të parave të majme, dhe duke fshehur identitetin, me qëllim të paragjykimit të ndonjë hakmarrjeje.


Dyzina e gazetarëve agresivë e vulgarë të Kosovës, që veten e tyre e quajnë profesionistë e kanë vështirë ta pranojnë ligjin, i cili ua ndalon gënjeshtrën e mashtrimin, sepse ata janë ngritur dhe kanë përfituar pikërisht duke  u mbështetur në gënjeshtra e paragjykime. Të tillët janë turpi i gazetarisë së Kosovës, edhe për faktin se janë diferencuar nga armata e gazetarëve të tërë Kosovës, duke u vetë-përkufizuar si profesionistë, por pa e dëshmuar publikisht me fakte e dëshmi profesionalizmin. Fakti se ata i mëshojnë kaq shumë “profesionalizmit” se nuk pajtohen me ligjet, se nuk i japin llogari askujt, tregon mirëfilli nivelin e tyre,  arsimor, kulturor e profesional.


 Do të ishte fat i madh sikur ky ligj të fillonte të zbatohej, meqë në radhë të parë krijon transparencë publike dhe nuk lejon që njerëzit të diskreditohen nga gazetarët agresivë, të cilët më së paku i shërbejnë gazetarisë, por me besnikëri iu shërbejnë klaneve të ndryshme mafioze.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …