Safet Gërxhaliu

Gërxhaliu: Kosova ka hyrë në krizë, e Qeveria nuk po e pranon këtë realitet

Njohësi i fushës së ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se Kosova ka hyrë në krizë, e Qeveria nuk po e pranon këtë realitet. “Kam drojë që një ndër pikat më kritike me të cilat po ballafaqohet ekonomia kosovare në këtë realitet të hidhur, është fakti që në një farë forme po anashkalohet termi krizë dhe nuk po pranohet si realitet që jemi në krizë. E dyta, Kosova ka hyrë nga kriza në krizë, sepse kemi pasur pandemi ekonomike dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe kriza që e gjeneron lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, vërtet edhe më tepër është duke i rritur tensionet. Shumë vende të botës janë në panik, vet fakti që në Kosovë për muajin maj e kemi pasur një shkallë të inflacionit 12.5 përqind, është shqetësimi i parë, fuqia blerëse e euros në Kosovë ka rënë për gati 50 përqind, këtë më së miri e dinë qytetarët, të cilët me 100 euro para tre muajve nuk vlejnë sot as 60 euro” ka theksuar gjatë intervistës për :Kosovapres” ish ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …