leoni

Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: 3 dëme nga Vetëvendosja brenda 48 orëve!

Brenda 48 orëve që kaluam vendi dhe populli i Kosovës u godit nga 3 veprime të dëmshme nga Vetëvendosja,

  1. Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i VV-së Albin Kurti në konferencën e mbajtur në Mynih të Gjermanisë propozoi ” Planin Marshall” plan ky i propozuar nga SHBA-ja pas luftës së dytë botërore.

Me këtë propozim ai tregoi se Kosova nuk mundet asgjë me vendosë vet pa projektin dhe planin ndërkombëtar.

Kryeministri sikur ka harruar se Kosova ka përfunduar periudhën e “Pavarësisë së mbikëqyrur”.

Kuvendi i Kosovës në vitin 2012 me 83 vota “për” ka votuar përfundimin e “Pavarësisë së mbikëqyrur”.

Dhe tani në Myhnih, Kosova konkretisht kryeministri i saj në vend që të sillet si shtet i pavarur me drejta të barabarta me shtetet tjera të ballkanit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkon projekte dhe propozime të reja ndërkombëtare si ai i llojit ” Marshall”.

Po në këtë konferencë kryeministri Kurti shfrytëzoj retorikën e tij “popullisto-patriotike” duke cituar disa vargje të Ukshin Hotit: ” Serbia duhet të çlirohet nga Kosova… ” të cilat vargje më herët i kishte potencuar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Kryeministri Kurti në Mynih është dashur të kërkojë të njejtën rrugë të integrimit në BE sikur shtetet tjera të ballkanit, dhe jo të kërkoj plane dhe projekte tjera sikur ai “Marshall”.

2.Deputetja e VV-së Fatmire Mulhaxha-Kollçaku morri për referencë analistët në Serbi duke njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Mos të harrojmë se kjo deputete mandatin e kaluar kishte arritur me “sukses” ta fus në korrikulën arsimore ” edukatën seksuale” për mësimin fillor.

3.Mbështetësi i zjarrtë i VV-së dhe njëherit avokati i njohur Kosovar Tomë Gashi, shqelmoi paratë e një lypsi në qendër të Prishtinës.

Për këtë veprim të tij nuk kemi asnjë reagim nga partia e tij, VV-ja.

Me këtë qeveri të re, Kosova dhe populli i saj po shkon drejtë një izolimi dhe mjerimi edhe më të madh.

Kontrolloni gjithashtu

Gurakuç Kuçi; Kundër-reagim ndaj deklaratës së Kishës Ortodokse Serbe

Kisha Ortodokse Serbe nëpërmjet dioqezës së Rashkë – Prizren me datën 05.12.2024, ka reaguar ndaj …