Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi i përgjigjet Ramush Haradinajt lidhur me imamët

Në reagimin e tij kundër disa prononcimeve të Ramush Haradinajt për imamët, të cilët sipas tij janë fajtorë se kanë derguar të rinj për të luftuar në Siri, kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi pyet Haradinajn pse i pengojnë aq shumë imamët ?  Dje edhe njëherë e dëshmove se ke problem me identitetin tonë fetar. Aq shumë je i zhytur në padituri dhe ndoshta edhe në urrejtje, sa që patriotin, Idriz Seferi e bën imam, dhe vëllezërit Frashri i quan priftërinj. E dëgjova me vëmendje pyetjen që t’u shtrua nga një qytetar i Ferizajit lidhur me djemtë tanë që po luftojnë në Siri. Dhe ti për këtë çështje fajëson imamët tanë.

Nëse nuk e ke ditur, mësoje tash, se imamët tanë të dashur janë kundërshtarët më të mëdhenj të shkuarjes të të rinjve tanë në Siri. Për këtë çështje ata edhe u kërcënuan dhe po kërcënohen në vazhdimësi. Ramush Haradinaj, kam një ofertë serioze për ty: eja së bashku qysh nesër t’ i marrim përkrah dhe po i dërgojmë në ” hapsane” ata që i dërguan djemtë tanë në Siri. Por, e ke të vështirë ta pranosh  këtë ofertë, sepse  në listën e juaj me kandidatë për deputetë, ke njeriun kryesor që e nxiti dhe inkurajoi rininë tonë të shkojë në luftën e Sirisë. Ti e di  se kush është ai, bëhu burrë dhe tregoje, ka shkruar mes tjerash në reagimin e tij, kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …