GIZ-i gjerman konfirmon mbështetjen në arsim për Komunën e Kaçanikut

Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi priti në zyrën e tij përfaqësues të GIZ-it gjerman, të prirë nga udhëheqësi i projektit Boris Scharlowski.

Në takim u konfirmua mbështetja e GIZ-it gjerman për Komunën e Kaçanikut në çështjen e arsimit edhe për vitin shkollor 2017-2018.

Drejtori i Arsimit Enver Kamishi, falënderoi GIZ-in gjerman për mbështetjen e deritashme dhënë Komunës së Kaçanikut, sidomos në fuqizimin e arsimit.

Në takim u diskutuan tema të ndryshme si shpërndarja e shpërblimeve për shkollat, bazuar në planet e tyre zhvillimore, bashkëpunimi me ekspertët nga Gjermania, promovimi dhe sistemi i monitorimit, kampanja për arsim cilësor, zhvillimi i programeve të reja trajnuese për mësimdhënësit ( Matematikë dhe shkenca), trajnimet për udhëheqje dhe menaxhim të shkollës etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …