Rrugë të reja të asfaltuara në Komunën e Kaçanikut

Edhe rruga “Razim Hasaj” dhe “Elmaz Hasaj” në fshati Gabrricë tashmë janë asfaltuar. Për të parë nga afër realizmin e projektit Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, vizitoi nga afër projektin, ndërsa tha se ky projekt do të ju ndihmoj banorëve të krijojnë lidhje më të shpejta me lagjet e tjera si dhe me rrugë magjistrale.

Kryetari shtoi se edhe më tutje prioritet i qeverisjes komunale mbetet investimi dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore, që do të ndihmonte më pas edhe zhvillimin ekonomik të lagjeve dhe fshatrave të Komunës së Kaçanikut.

Menaxheri i projektit Valmir Krasniqi tha se rrugët e asfaltuara në Gabrricë, janë projekte të financuara nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa kanë kushtuar 27 mijë 621 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …