Gjashtë oficerë të FSK-së kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake të Turqisë

Gjashtë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar me sukses tejet të mirë në Akademinë Ushtarake të Turqisë. Oficerët, Adrian Ukiqi, Fatlind Neziri, Getoar Berisha, Hamdi Hasani, Shefit Tahiri dhe Dardane Mehmeti, përfunduan me sukses të madh program pesëvjeçar studimesh, i cili përshiu një kombinim të formimit ushtarak dhe akademik civil. “Përveç studimeve teorike dhe akademike, kadetët kanë kryer me sukses ushtrime të avancuara në terren në kampin ushtarak të Izmirit, ku janë trajnuar në taktika, operacione luftarake dhe menaxhimin e situatave reale”, bëri të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …