leoni

Gjatë javës së kaluar në protestat e dhunshme në Kazakistan janë vrarë 164 protestues e pjesëtarë të forcave të rendit
ALMATY, KAZAKHSTAN - JANUARY 5, 2022: Protesters are seen outside the mayorís office on fire. Protests are spreading across Kazakhstan over the rising fuel prices; protesters broke into the Almaty mayorís office and set it on fire. Valery Sharifulin/TASS.No use Russia.

Gjatë javës së kaluar në protestat e dhunshme në Kazakistan janë vrarë 164 protestues e pjesëtarë të forcave të rendit

Gjatë javës së kaluar në protestat e dhunshme në Kazakistan janë vrarë 164 protestues dhe pjesëtarë të forcave të rendit . Kjo është bërë e ditur nga shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë së Kazakistanit. Më shumë se 2,200 qytetarë të këtij vendi janë plagosur në dhunën, e cila bëri që forcat e sigurisë së Kazakistanit të përdorin për të shtypur protestat kundër qeverisë së vendit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kazakistanit, 719 qytetarë po trajtohen ende në spitale, 83 prej tyre në gjendje kritike. Demonstratat e nxitura nga rritja e çmimeve të karburantit filluan një javë më parë në përmendim të Kazakistanit, përpara se të shndërroheshin në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë. Në Almat, qyteti më i madh i vendit, protestat kaluan në trazira dhe përleshje ku u dogjën dhjetëra ndërtesa dhe biznese.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …