Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një lidhje direkte nga zyra e tij ka ftuar pjesëtarë të Partisë Demokratike në një bashkëbisedim. Pasi komentoi situatën e krijuar ditën e shtunë në Selinë Blu, ai tha se me këtë bashkëbisedim nuk do të përfitojë nga situata për të tërhequr drejt vetes elektoratin demokrat, por sipas tij, ajo që ndodhi dje në Selinë Blu është turp për Shqipërinë dhe një kërcënim për opozitën. Pas protestës nuk munguan akuza për një koordinim paraprak të mundshëm të Policisë së Shtetit dhe PD-së zyrtare, pasi forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën vetëm pasi u erdhi një thirrje nga Partia Demokratike. Policia nuk ndërhyri që në momentin e parë të përshkallëzimit të situatës, pasi të dyja palët ishin të gatshme për gjakderdhje ,e qëllim për për të përdorur njerëz për viktima. Ata që kanë vulën e PD, edhe pse s’kanë legjitimitet duhet të kërkonin mbështetjen e policisë që në çastin e parë. Thonë nuk e marrim policinë se nuk duam të dukemi se jemi të Ramës, se duam të themi që Rama është me Berishën…Lojëra të rrezikshme me jetën e njerëzve, udhëheqësish të papërgjegjshëm. Policia meriton përgëzimet më të mëdha, në një situatë unike. Prokuroria dhe policia nuk kanë bërë dallime “brenda e jashtë”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …