Gjatë kësaj jave në Gjykatën Speciale fillon gjykimi ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj

Gjatë kësaj jave në Gjykatën Speciale fillon gjykimi ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj

Këtë javë fillon gjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Më 15 korrik 2021, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Çarls Smith III, Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (rezervë) në Trupin Gjykues II. “Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt fillon më 7 tetor 2021”, thuhet në kalendarin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë. Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt , për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …