Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Për dy dekada s’ka pasur marrëveshje më të dëmshme sesa kjo tani e cila po e implementon Zajednicën

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet me targa, vendim ky i pa konsultuar me askënd madje as me PDK-në apo miqtë ndërkombëtarë. “Megjithatë ne si parti opozitare vendosëm të mbështesim, çdo vendim i Qeverisë së Kosovës që është karshi Republikës së Serbisë padyshim se e përkrahim sepse kur jemi përballë Serbisë kemi dërguar mesazhin se jemi të bashkuar. Por dy javë prapa jemi në një situatë tjetër, që s’do ta kishte dëshiruar asnjë qytetarë i Kosovës. Për dy javë rresht Qeveria ka lëshuar targa ilegale. Qeveria jonë arriti në një marrëveshje të dëmshme, ku u legalizuan targat “KM, PR,PZ” që i lëshon Serbia për qytetarët e Kosovës. Para dy jave shou i kryeministrit që nuk zgjatën më shumë se dy javë, por ku përfunduan sot. Këto targa që lëshohen sot lëshohen nga Qeveria e Kosovës të lëshohen për Kosovën. Pra kujt i paguajnë këta qytetarë targa, pra i paguajnë Qeverisë së Kosovës. Ky është hapi i parë që po implementoni Zajednicën, për dy dekada s’ka pasur marrëveshje më të dëmshme sesa kjo që e kemi”, tha Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …