Brickos

Të vrarët Siri

Gjatë korrikut në Siri, janë vrarë 1.557 civilë

Në raportin mujor të publikuar nga Opservatori  Sirian për të Drejtat e Njeriu, thuhet se në muajin korrik 769 civilë humbën jetën si pasojë e sulmeve të regjimit të Asadit. Në mesin e tyre 253 ishin fëmijë dhe 197 gra. Po ashtu thuhet se fakti që 59 për qind e të viktimave janë gra dhe fëmijë është tregues i qartë se regjimi qëllimisht i shënjestron civilët. Në raport potencohet se nga sulmet ruse kanë vdekur 293 civilë prej të cilëve 105 fëmijë dhe 66 gra, 40 civilë nga sulmet e PYD, në mesin e të cilëve 11 ishin fëmijë dhe pesë gra, ndërsa nga sulmet e DAESH jetën kanë humbur 156 civilë, në mesin e të cilëve 33 ishin fëmijë dhe 14 gra. Nga sulmet e forcave të armatosura kanë vdekur 67 civilë, prej të cilëve 15 ishin fëmijë dhe 13 gra, ndërsa nga sulmet e koalicionit ndërkombëtar jetën kanë humbur 189 civilë, në mesin e të cilëve 78 fëmijë dhe 39 gra. Në raportin e SNHR-së bëhet e ditur se 97 civilë, prej të cilëve 36 fëmijë dhe 21 gra, kanë vdekur si pasojë e sulmeve të ndryshme me bomba autorët e të cilëve nuk janë përcaktuar ose si pasojë e mbytjes në ujë. Më tej raporti vë në pah se forcat e regjimit dhe Rusia kanë shkelur ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe se kanë kryer shumë krime të luftës, ndërkohë që pohon se 90 për qind e sulmeve i kanë shënjestruar civilët apo pasuritë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …