leoni

Papa: Nuk është e drejtë dhe e vërtetë të flasësh për Islamin e dhunshëm dhe për terrorizimin islamik

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku u është bashkuar zërave të udhëheqësve perëndimorë, të cilët shpesh deklarojnë se ISIS-n nuk ka lidhje me Islamin. “Nuk është e drejtë dhe e vërtetë të flasësh për Islamin dhunshëm dhe për terrorizimin islamik. Në të kundërt, duhet të flisja edhe për katolikë të dhunshëm. Kam folur gjatë me Imamin e Kajros, e di atë që mendojnë, duan paqen. Në çdo besim fetar, ka ‘grupe fondamentaliste’. Shteti që e përkufizon veten si islamik, paraqet kartën e tij të identitetit, por nuk është Islami”, tha Papa Françesku. Papa ka dënuar sërish luftërat që bëhen në emër të besimit, por që në të vërtetë nuk janë të tilla. Një mesazh i ri paqeje pas atyre të lëshuara në ditët e shkuara, që e kanë si protagonist në Krakova së bashku me 1 milionë e 600 mijë të rinj në Ditën Botërore të Rinisë.

Kontrolloni gjithashtu

Esad Çollaku: Veteranët duhet ndahen në dy grupe, ata që kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në luftë dhe ata që e kanë ndihmuar atë

Gjenerali Çollaku: Aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Pas nënshkrimit të Deklaratës për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, gjenerali shqiptar në …