Gjeneral Bashkim Jashari dhe ministri Mehaj pritën në takim, Gjenerallejtënant Michael L. Howard

Gjeneral Bashkim Jashari dhe ministri Mehaj pritën në takim, Gjenerallejtënant Michael L. Howard

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ministri Mehaj pritën sot në takime të ndara Zëvendës Komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Gjenerallejtënant Michael L. Howard me delegacionin e tij. Gjeneral Jashari dhe Mehaj shprehën kënaqësinë për vizitën e Gjeneral Howard, duke e njoftuar atë me të arriturat e deritashme dhe proceset zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe objektivat për të ardhmen. Të dy theksuan rëndësinë shumë të madhe të mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së, përmes Departamentit të Mbrojtjes dhe Ushtrisë Amerikane, si dhe  bashkëpunimin dhe sinkronizimin e ngushtë me ta. Gjeneral Howard, shprehu vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe siguroi ata për mbështetjen në proceset zhvillimore edhe në të ardhmen. Ndër të tjera, në këto takime u diskutua edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik global, si dhe reflektimin e tyre në mjedisin e sigurisë rajonale. Ata i ritheksuan qëndrimin Gjeneralit Howard se Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë SHBA-së dhe aleatëve të saj, në rrugën e integrimeve euroatlantike si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …