Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kritikuar BE-në për hezitim në liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kritikuar BE-në për hezitim në liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kritikuar Bashkimin Evropian për hezitimin që të liberalizojë vizat për Kosovën duke thënë se thirrjet e Parlamentit Evropian që kjo të bëhet, po hasin në veshë të shurdhër. “Me gjithë faktin se i kanë përmbushur të gjitha kërkesat tona, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë nevojë për viza për të hyrë në Bashkimin Evropian. Thirrjet e përsëritura të Parlamentit Evropian kanë hasur në veshë të shurdhër. Jo vetëm se kjo është e pandershme, por edhe e dëmton kredibilitetin e BE-së dhe na bën më të dobët”, ka thënë ajo. Zonja Metsola, po ashtu, ka kërkuar që të caktohet data për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo ka thënë se Serbia “seriozisht ka ngecur në përshtatjen e qëndrimeve të saj me ato të BE-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …