Gjeneral, Rrahman Rama, po qëndron për në vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Forcave Aleate të Evropës

Gjeneral, Rrahman Rama, po qëndron për në vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Forcave Aleate të Evropës

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndroi në vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Forcave Aleate të Evropës (SHAPE) në Mons të Belgjikës ku u takua me komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Tod Wolters. Fillimisht, gjeneral Rama falënderoi gjeneralin Wolters për angazhimin e trupave të NATO-së në kuadër të misionit të KFOR-it në funksion të sigurisë së përgjithshme në Kosovë si dhe mbështetjes së vazhdueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë. Gjithashtu, gjeneral Rama shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin dhe angazhimin e Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së në të gjitha aspektet. Ai e njoftoi gjeneralin Wolters për të arriturat e gjithmbarshme të FSK-së, procesin e tranzicionit, si dhe shkallën e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së. Ndër të tjera, gjeneral Rama, ritheksoi se të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së zhvillohen sipas standardeve te NATO-s në mënyrë që të jenë të ndërveprueshme me  forcat e vendeve anëtare të NATO-s. Ndërlidhur me këtë fakt, gjeneral Rama i shprehu gjeneralit Wolters, gatishmërinë për ofrimin e kapaciteteve të FSK-së për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse të Aleancës për të dhënë kontributin e saj në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme.

Nga ana e tij, gjenerali Wolters,  përgëzoi gjeneral Ramën si dhe shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të FSK-së si dhe kontributin e saj në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e përgjithshëm në vend dhe rajon. Ndër të tjera ai ritheksoi përkushtimin e NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Të dy gjeneralët diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë të NATO-s përmes kapaciteteve të KFOR-it dhe mekanizmave tjerë të NATO-s me FSK-në përmes shkëmbimit të përvojave në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe profesionalizimit të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …