Gjenerali amerikan Wesley Clark është nderuar me dekoratë për rolin dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se në selinë e saj në Prishtinë, ka qëndruar për vizitë gjenerali amerikan, Wesli Klark. Ai është nderuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me dekoratën “Ibrahim Rugova” për rolin dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës. “Prania juaj sot këtu është një dëshmi e thellë e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë dhe solidaritetit që keni përfaqësuar përmes shërbimit tuaj të jashtëzakonshëm dhe mbështetjes themelore për popullin e Kosovës. Gjeneral Clark, emri juaj është i gdhendur në themelet e historisë së Kosovës si simbol i guximit, lidershipit dhe i një përkushtimi të palëkundur për drejtësi dhe paqe. Zoti ju bekoftë juve dhe popullin e Amerikës” ka thënë në mes tjerash gjatë dhurimit të dekoratës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …