Gjenerali i NATO-s, Michael Barbero thotë se nuk është e vërtetë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë ta pushtojë Iranin

Gjenerali i NATO-s, Michael Barbero thotë se nuk është e vërtetë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë ta pushtojë Iranin

Në një takim pune me një grup deputetësh dhe ish-deputetësh shqiptarë në Tiranë, gjenerali i NATO-s, Michael Barbero bisedoi për samitin e Aleancës dhe situatën në Iran e Irak. “Nuk është e vërtetë që SHBA kërkon të pushtojë Iranin. Vrasja e gjeneralit Soleimani ishte një parandalim. Irani ka organizuar disa sulme të sofistikuara, nuk kishte përgjigje nga ne”, deklaroi Barbero. Më tej ai shtoi se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit. Sipas tij marrëveshja bërthamore me Iranin nuk ishte e mirë dhe duhet të negociojmë një tjetër. Kujtojmë se para disa vitesh në Irak, trupat shqiptare kanë qenë nën komandën e Barbero-s.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti zotohet për realizim të projekteve për të cilat vite më parë ishte zotuar se do t’i realizoj nëse vjen në pushtet

Gjatë fjalës para Këshillit Drejtues të partisë Vetëvendosje, shefi i saj, Albin Kurti është zotuar …