Edi Rama

Edi Rama: Të mbajmë dialogun të hapur në një bashkësi shtetesh edhe kur të gjitha shanset janë kundër saj

“Të mbajmë dialogun të hapur në një bashkësi shtetesh edhe kur të gjitha shanset janë kundër saj”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama, para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ku paraqiti përparësitë e Shqipërisë në kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë gjatë vitit 2020. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, ai veçoi dialogun mes vendeve si përparësi të kryesisë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020. Rama përgëzoi ekipin sllovak që ka kryesuar në mënyrë të dalluar OSBE-në gjatë vitit të shkuar që ishte sfidues. Ai i kushtoi një homazh të gjithë atyre që luftuan si mundën dhe vuajtën në burgim apo internim për lirinë e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …