Gjenerali Rama: FSK-ja ka kapacitete të bollshme mjekësore e logjistike për t’u përballur me çfarëdo situatë

Gjenerali Rama: FSK-ja ka kapacitete të bollshme mjekësore e logjistike për t’u përballur me çfarëdo situatë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me me gjeneralin Rrahman Rama ku është biseduar rreth gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në masat për parandalimin e pandemisë Covid-19. Gjenerali Rama sqaroi se FSK-ja ka kapacitete mjekësore e logjistike për t’u përballur me çfarëdo situatë. Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vënë në gjendje gatishmërie “Batalioni i Mjekësisë”, që mund të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës. “E falënderova gjeneral Ramën për bashkëpunimin e shkëlqyer, gatishmërinë e tij dhe FSK-së dhe ndihmën që po ofrohet në betejën kundër virusit. Ndër të tjera konfirmova se Ministria e Shëndetësisë do të përkrah FSK-në në fuqizimin e personelit shëndetësor dhe me pajisje medicinale. Me ushtarët tanë, vajzat e djemtë FSK-së dhe së bashku me të gjithë qytetarët do të triumfojmë në luftën me pandeminë”, shkroi Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …