leoni

Gjenerali serb, Milan Mojsiloviq, ka deklaruar se nuk përjashton veprime të reja të FSK-së në veri të Kosovës

Gjenerali serb, Milan Mojsiloviq, ka deklaruar se nuk përjashton veprime të reja të FSK-së në veri të Kosovës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, ka thënë se nuk përjashton veprime të tjera të Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të vendit. “Nuk e përjashtoj mundësinë që ato forca të angazhohen në mënyrë të njëanshme dhe në mënyrë disproporcionale për të arritur disa pika politike në terren, por kërkesa jonë, insistimi dhe disa gjëra të tjera do të jenë në funksion të sigurimit jo vetëm të paqes,  por të situatës së sigurisë që garanton që populli ynë në Kosovë  të mund të jetojë dhe të ushtrojë të drejtat e veta si të gjithë qytetarët e këtij vendi”, tha gjenerali Mojsiloviq pas sikur thuhet analizës  situatës dhe aftësive të Forcave të Armatosura gjatë vitit të kaluar. Mojsiloviq përsëriti se sipas Rezolutës 1244 dhe Marrëveshjes Ushtarake Teknike të Kumanovës, njësitë e KFOR-it janë të vetmet forca ligjshme që kanë mandat veprimi  në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …