Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Porosia për “oborrtaret” e Kurtit, Sadri Ramabaja, Shkelzen Gashi, Krenar Shala…

Shteti i veçantë apo e veçanta e  Shtetit të Kosovës.
Porosia për binomin Osmani- Kurti dhe ca nga fanatikët e mendjes së robëruar si ky Krenar Shala, Sadri Ramabaja e Blerim Gashi. Po harrojnë apo dëshirojnë ta harrojnë, se petku për Kosovën çepej më herët, çepej tek numri i pamjaftueshëm i ushtarëve të lirisë dhe hyzmeti i saktë që i bëmë si popull. 

Sadri Ramabaja, Shkelzen Gashi e tjerë si ju oborrtarët e Kurtit të cilët po e promovoni diskursin e mohimit të Rambujesë dhe derivatet e saja, nuk keni jetuar nëpër male e bjeshkët e vendit. Po harroni se po të ndiqej ai diskurs, sot për Kosovën do të flisnim si për Toplicën.

Diskursi i tillë po plasohet për të mbuluar dështimet në të tashmen dhe mos pasje vizion për të ardhmen.

Kur po lexoj shkrime e analizoj debatet televizive,

nuk ka se si mos të mendoj në mjerimin intelektual që buron nga servil steril i mendimit. 

Tani, kur gjërat e mëdha u mbesin të vegjëlve , krijohet realiteti i brishtë ku tradhëtari bëhet patriot e patrioti tradhëtar, padituri i ditur, amorali na shet moral.

Të vegjëlit tani po na shesin mend e besa edhe patriotizëm e moral.

Në Kosovë por edhe në shumicën e vendeve të botës ka kohë që miti, idealja, ia ka dorëzuar armët arsyes. Historia e krijimit të shtetit të Kosovës nuk ka qenë e bazuar në një fontanë të dëshirave siç po e promovojnë këta oborrtarë të pushtetit të veshur me petkun e analistit, por është krijuar në mundësi bazuar në realen, kohën e hapësirën.

Andaj politika e cila kërkon të vërtetën e fundit duke e braktisur jetën e përcaktuar nga detyrimet e saj në këtë universalitet është vështirë të realizohet.
Kultura e debatit duhet ndryshuar nga shikimi vetëm bardhë e zi i gjërave. Duhet kuptuar të veçantën e krijimit të shtetit të Kosovës , për ta kuptuar rrugën kah duhet ecur.
Izolimi nga pandemia të gjithëve na ndali për një çast nga dinamika e jetës, na ktheu në një të kaluar e cila ndërlidhet me të tashmen e që duhet të paraqitet po në këtë formë edhe më të ardhmen e këtij vendi.
Duke e kujtuar këtë histori, mu kujtua edhe një anektodë e lexuar kaherë: “Një natë Nastradini, ndërsa flinte, shtyu me nxitim të shoqen dhe thirri, aman o grua, shpejt më jep syzet. Për çka i do në këtë orë o lum? – i’a pret gruaja. Po e shoh një ëndërr të mirë, mirëpo janë disa gjëra që nuk i dalloj mirë, prandaj i dua syzet që ëndrrën ta shikoj siç është.”
Anektoda tregon thelbin e politikës dalluese në Kosovë, pasi disa akterë të saj veprimin politik e nxjerrin nëpërmjet kujtesës dhe parashikimit siç do të dëshironin duke harruar realen e mënyrës së veçantë të bërjes së shtetit të Kosovës. Ky fokusim të bënë ta humbasësh të sotmen. Po harrojnë se petku për Kosovën çepej më herët, çepej tek numri i pamjaftueshëm i ushtarëve të lirisë dhe hyzmeti i saktë që i bëmë si popull.
Petku sot për Kosovën është i veçantë, kolorit, pasi ky ishte hyzmeti ynë gjatë bisedimeve të Vienës e i pasqyruar në dokumentin e ish – presidentit Ahtisari.
Shikuar historikisht, Kosova në vitet e fundit të Perandorisë Osmane ishte njësi e veçantë administrative dhe se ky fakt përkundër përpjekjeve nuk ishte i mjaftueshëm për të arritur dhe bërë shtet ashtu siç bënë të tjerët. Vitet më pas njihen si vite ku jetonte një popull i shtypur në një territor të kontestuar. Në këtë gjendje Kosovën e gjeti edhe përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e që ish – jugosllavia i’a bashkoi territorit të vetë. Vite më vonë, hegjemonizmi serb në një tendencë për krijimin e Serbisë së madhe, solli shpërbërjen e krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi.
Shqiptarët në Kosovë  e shihnin si mundësi për të ecur drejt realizimit të ëndrrës së tyre. Kriza e kësaj krijese për herë të parë u shfaq në demostratat e vitit 1981 dhe reagimi serb karshi kërkesave të shqiptarëve.
Orientimi pro-perëndimor i rezistencës civile dhe ushtarake në Kosovë krijoi kushte për shtetin e Kosovës
Kriza e Kosovës u rishfaq në vitet 1988 – 89, kur dhe u shfuqizua statusi juridik i saj nga hegjemonizmi serb. Shqiptarët në këtë kohë fuqishëm u përcaktuan në orientimin perëndimor për liri, demokraci dhe shtet të pavarur. Në aspektin e gjeo-politikës kishte lëvizje pozitive në realizimin të këtij synimi.
Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shfaqja e Amerikës si superfuqi e vetme botërore, ishin rast i mirë në realizimin e aspiratave të shqiptarëve. Synimi i diplomacisë amerikane, për mbështetje të popujve që jetojnë në institucione të lira dhe demokratike përputheshin me kërkesat e shqiptarëve në Kosovë.
Më parë kemi parasysh vitet e dështimit të politikës parandaluese të konflikteve nga diplomacia europiane dhe amerikane në Ballkan përgjithësisht, e në Kosovë veçanërisht karshi synimit të qartë të hegjemonizmit serb. Në këto vite, Serbia për t’i arritur objektivat e saja përdori aparteidin dhe gjenocidin ndaj popullit në Kosovë, gjë që rezultoi me luftën e armatosur.
Drejtuesit e luftës nga shqiptarët arritën qartë ta drejtonin këtë rezistencë në vlerat pro-perëndimore. Tendenca e Serbisë që në Kosovë të bëjë spastrim etnik solli ndërhyrjen humanitare ndërkombëtare nga NATO dhe përzënien e trupave militare të Serbisë nga Kosova.
Më 9 qershor të vitit 1999, u arrit marrëveshja ushtarake – teknike në mes të NATO-s dhe Serbisë për largimin e të gjitha forcave serbe. Kjo luftë mori fund pas 78 ditë bombardimi. Një ditë më pas, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi rezolutën 1244, që precizonte shumë kufizime për statusin e ardhshëm juridik të Kosovës.
Kapitulli i veçantë në rrugëtimin e shtetit të Kosovës shënohet me fillimin e administrimit ndërkombëtar nga OKB-ja e më pas procesi i pavarësisë së mbikëqyrur dhe pavarësia e Kosovës si projekt i realizuar i politikës vendore dhe ndërkombëtare.
Kujtojmë kontribuesit e krijimit të shtetit
Orientimi pro-perëndimor i rezistencës civile në Kosovë shënon një kthesë historike për të arritur mbështetjen e duhur politike nga drejtuesit e saj, dhe ky fakt konsiderohet të jetë kontribues në krijimin e shtetit të Kosovës.
I tillë ishte edhe përkushtimi i rezistencës së armatosur, andaj lufta, dëshmorët e saj, konsiderohen kontribuesit kryesorë të lirisë. Rol të veçantë të arritjes së mbështetjes në kërkesat politike të shqiptarëve të Kosovës pati shteti shqiptar e pastaj edhe mërgata jonë. Në këtë fundvit s’ka se si të mos e kujtojmë kontributin e Kongresmenëve amerikanë si: Tom Lantos, Bob Dole, Eliot Engel, Joe Biden, John MCain pastaj John Kerry, William Walker, etj. Kujtojmë diplomatin amerikan Holbrook e veçanërisht sekretaren Albright dhe rolin aktiv të saj në Konferencën për Kosovën në Rambuillet. Kujtojmë politikanin e rryer që konsiderohet se e rrumbullaksoi tërë këtë proces – Marti Ahtisarin.
Kosova duke kaluar nëpër këto procese ka kufizimi të shtetësisë së saj, e të cilat mund të tejkalohen me politikë aktive vendore dhe në bashkëpunim me ata që ndihmuan në krijimin e këtij shteti.
Mesazhi politik për aktualitetin 
Të mençurit thonë se e sotmja është kujtimi i së djeshmes, e nesërmja ëndrra e të sotmes. Mbase politika jonë, qëndrimet duhet t’i artikulojë për të pasnesërmen.
Kosovën e pret një rrugë e gjatë, e vendosur dhe me vizion për ta pasur petkun e vet e që do t’i bije tamam. Ky fillimvit mbase duhet të na shërbejë për këndellje dhe qartësi në rrugën për të pasnesërmen. Kapërcimi me sukses i të tashmes politike dhe qartësimi i qëllimit të madh për të ardhmen e vendit është fusha politike për partitë në Kosovë.
Në Kosovë por edhe në shumicën e vendeve të botës ka kohë që miti, idealja, ia ka dorëzuar armët arsyes, andaj politika e cila kërkon të vërtetën e fundit duke e braktisur jetën e përcaktuar nga detyrimet e saj në këtë universalitet është vështirë të realizohet.
Kultura e debatit duhet ndryshuar nga shikimi vetëm bardhë e zi i gjërave.
Pa Thaçin e Veselin  proceset politike nuk lëvizin!
Përvoja konsiderohet virtyti suprem në politikë.
E reja në proceset e rënda politika mund të përkufizohet si bashkëngjitje ndaj të vjetrës dhe të provuarës e assesi me ecur vetëm me të renë dhe të paprovuarën.
Ky është qartë përkufizim për kuptimin e qendrës në politikë.
Thaçi dhe Veseli në proceset e vështira në të cilat kaloi vendi në tri dekadat e kaluara ishin akterë në të bërit politikë, edhe si bartës të së resë edhe të së vjetrës në politikëbërje.
Pa ta e vështirë është të mendosh ta rrumbullakosh një proces të pakryer me Serbinë!
Këtë duhet ta kuptojë edhe politika ndërkombëtare, sidomos ajo europiane.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë sikur thua ti, ministre Janevska!

Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë …