Gjergji: Mos të hezitojmë që këtë natë t’i lutemi Zotit tonë për të gjithë popujt, për të gjithë njerëzit

Në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, është mbajtur mesha selemne për Pashkët katolike gjatë së cilës u lexuan pjesë të librit të shenjtë të fees së krishter, Biblës si dhe u bënë lutje për mbretërimin e paqes në mbarë botën. Mesha u drejtua nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergj. Ai tha se në këtë natë të rëndësishme, nuk duhet të ngurrojmë t’I lutemi Zotit për mirëqenie për të gjithë popujt e njerëzit. “Mos të hezitojmë që këtë natë t’i lutemi Zotit tonë për të gjithë popujt, për të gjithë njerëzit, edhe për ata që besojnë ndryshe e do të festojnë Bajramin, edhe për ata që do të festojnë pashkët më vonë që janë ortodoksët dhe që adhurojnë Krishtin, të gjithë të bashkohemi në lutje Zotit krijues për paqe në mes nesh, për paqe në vendin tonë për paqen dhe pajtimin në mes popujve, ashtu që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të ngallënjejë që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë sepse toka nuk na takon vetëm neve, as e ardhmja nuk na takon vetëm ne, u takon të gjithëve të gjithëve fëmijëve të hyjit“, tha Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergj, gjatë kremtimit dhe lutjeve për Pashkët katolike.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …