leoni

13 vjet nga hyrja në fuqi e aktit më i lartë juridik të vendit Kushtetutës së Republikës të Kosovës

Sot është Dita e Kushtetutës së Kosovës

Sot është Dita e Kushtetutës së Kosovës. Ajo u miratua, 13 vite më pare, më 9 prill të vitit 2008, ndërsa hyri në fuqi, më 15 qershor të po atij viti, vit në të cilin vendi ynë, kishte shpalluar pavarësisnë, disa muaj më parë. Nëpërmjet Kushtetutës së saj, Kosova është përcaktuar shtet i pavarur dhe sovran, me  qeverisje demokratike, me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si vlera themelore të shoqërisë. Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.  Kushtetuta e Kosovës, e cila në pjesë të madhe rrjedh nga pakoja e Ahtisarit, i dha të drejta specifike minoriteteve që jetojnë në Kosovë. Dita e Kushtetutës -9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë dhe institucionet e kanë ditë pushimi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …