leoni

Interkonjeksioni-Shqiperi-Kosove

Gjermania është angazhuar për funksionalizimin e linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri të bllokuar nga Serbia

Televizioni Top Chanel njofton se Qeveria e Gjermanisë është vënë në lëvizje për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës për çështjen e linjës së interkonjeskonit të transmetimit të energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Berlini zyrtar kërkon përshpejtimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes dhe përmes një shkrese zyrtare Ministria e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë i është drejtuar Sekretariatit të Energjisë në Vjenë për zhbllokimin e situatës. Disa muaj më parë ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili në Parlament pati deklaruar se do të kërkonte ndihmën e Gjermanisë për këtë konflikt. Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është financuar nga Qeveria e Gjermanisë dhe ka kushtuar 75 milion euro dhe do të kishte efekte të shumta pozitive në Shqipëri dhe Kosovë duke ndikuar në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …