Gjimnazi ,,Vëllezërit Frashëri” në Deçan shënoi 50 vjetorin e themelimit

Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” ne Deçan, stafi drejtues i shkollës,  mësimdhënësit  e shkollës, si dhe stafi teknik, shënuam 50 vjetorin e themelimit. Ky Gjimnazi ishte dhe do të  vazhdon te jete institucioni kryesor arsimor në  komunën e Deçanit, dhe kartë identiteti për komunën e Deçanit. Më këtë raste të ftuar ishin profesorë të cilët ishin nga gjenerata e para që sollën dritë në këtë institucion ,te gjithë njerëz të profileve te larta shkencore e me tituj deri në Akademik. Po ashtu të pranishëm  ishin edhe ish-mësimdhënës e staf udhëheqës i shkollës ndër vite, dhe zyrtar komunal nga DKA-ja. Kjo shkollë numëron rreth 900 nxënës me 70 punëtorë (mësimdhënës, administratë dhe punëtorë teknik). Të pranishmëve për shënimin e kësaj date i përshëndeti Drejtori i shkollës  Bekim Vishaj, i cili po ashtu dha një biografi të shkurtër rreth rrugëtimit të shkollës së tyre.

Me rastin e 50 vjetorit të themelimit te Gjimnazit ,,Vëllezërit Frashëri” në Deçan, drejtoria e shkollës nderoi me diplomë(pavdekësie) nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit të renë në altar lirisë! në emër te organizatave te luftës së UÇK- së diplomën e pranoi komandanti Kolonel Avdyl Mushkolaj Kryetarë i organizatës së veteranëve të UÇK- së! Ndërsa për nderë të kësaj dite nxënësit kanë Shfaqur një program të pasur Kulturo Artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj ka vizituar disa nga institucionet më të rëndësishme të arsimit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga drejtori komunal i Arsimit, …