Në Danimarkë, kritikohet marrëveshja me Kosovën për burgjet, ministri që e nënshkroi, Nik Hakerup, ka dhënë dorëheqje

71 të dënuar të Pavijonit IV të Burgut të Dubravës iu kanë drejtuar me ankesa KMLDNJ-së

Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë, që ka mandat për monitorim të qendrave të ndalimit, qendrave të paraburgimit dhe qendrave korrektuese iu kanë drejtuar 71 të dënuar të Pavijonit të VI – të të Burgut të Dubravës me deklarata se atyre po u shkelen të drejtat e njeriut. Sipas KMDLNJ-së, u janë mohuar beneficionet që i kanë fituar në bazë të sjelljeve të mira, kalimit me sukses të programit të risocializimit përmes angazhimit me punë, në trajnime profesionale, aktiviteteve sportive, edukative dhe kulturore. 71 të dënuar që e kanë nënshkruar kërkesën drejtuar KMDLNj – së kanë deklaruar se shumica e të dënuarve të Pavijonit VI – të (Pavijon me beneficione) kanë mbajtur gjysmën e dënimit dhe se me sukses e kanë kaluar programin e risocializimit prandaj i kanë fituar të gjitha beneficionet dhe se janë plotësisht të përgatitur për integrim në shoqëri, si qytetarë të lirë dhe të bëhen pjesë e dobishme dhe kontribuuese e shoqërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …