Nxënësit e klasave të nënta në Malishevë i nënshtrohen testit të arritshmërisë

Në  mbledhjen e  mbajtur të Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës, Avdi Morina informoi  anëtarët e komitetit për arsim, kulturë, rini dhe sport, që do të mbahet Testi i Arritshmërisë në Komunën e Malishevës, për nxënësit e klasave të nënta. “Përgatitjet për mbarëvajtjen e testit të arritshmërisë, janë bërë me kohë nga ana e jonë. Për këtë kemi angazhuar, njëqind e njëzetë e  gjashtë administrator (126), që do të monitorojnë njëmijë e treqind e shtatë nxënës (1307), të cilët i nënshtrohen testit të arritshmërisë”, tha drejtori Morina, i cili po ashtu i uroi që nxënësit të tregojnë suksese sa më të larta në testin e arritshmërisë.

Përndryshe, Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, për sot kishte planifikuar edhe vizita në shkollat e Komunës së Malishevës, por për shkak të mbajtjes së testit, janë anuluar këto vizita.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova nuk mund të ecë drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave!

Sot, në Mitrovicë u mbajt takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën të Komitetit …