Malisheva pjesë e “Projekti-Socio”

Komuna e Malishevës, përkatësisht Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, me PREDA Plus Kosovë dhe ASB, me qëllim të zbatimit të projektit “Stabiliteti Socio-ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovës”. Projekti “Stabiliteti Socio-ekonomik i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë”, i njohur si “Projekti – Socio”, është një nismë e financua nga “Engagement Global”, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim – BMZ dhe është duke u implementuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë në partneritet me Arbeiter Samariter Bund – ASB. Projekti synon të krijoj kushte të qëndrueshme të jetesës, si dhe kushte më të mira socio-ekonomik për familjet etnike të pakicave dhe të popullatës shumicë në Kosovë, përmes gjenerimit të të ardhurave, punësimit dhe mundësive të zhvillimit në komunitet. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, palët dakordohen se ekziston nevoja që të forcohen kapacitetet për bizneset fillestare, mikro dhe bizneset e vogla, pastaj forcimi i kapaciteteve të fermerëve, ngritja e kapaciteteve të shoqatave që mbështesin agrokulturën dhe ndërmarrësinë,  krijimi i vendeve të reja të punës në bizneset ekzistuese dhe mbështetja e iniciativave të vogla që ndihmojnë zhvillimin e komunitetit. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është, që të siguroj një kornizë për bashkëpunimin e ardhshëm, në të mirë të zbatimit të suksesshëm të këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore”

Komuna e Deçanit me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, organizon …