Gjykata
Kushtetuese e Kosovës ka reaguar ndaj granatës së gjetur brenda oborrit të këtij
institucioni. Në reagimin për medie, Kushtuetuesja ka vlerësuar se ky akt i
dhunshëm ka për qëllim frikësimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve tjerë të Gjykatës
Kushtetuese, dhe si i tillë paraqet sulm direkt kundër vet rendit kushtetues të
Republikës së Kosovës. “Lehtësia me të cilën është kryer ky sulm i dhunshëm
ndaj Gjykatës, dëshmon brishtësinë e sundimit të ligjit dhe sigurisë të krijuar
në vend si rezultat i tensioneve politike, të cilat e kanë bërë Gjykatën
Kushtetuese shënjestër të sulmeve të tilla. Përkundër këtij sulmi të dhunshëm, Gjykata
Kushtetuese mbetet e palëkundur në misionin e saj për mbrojtjen e
kushtetutshmërisë dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të secilit qytetarë
në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën për medie të Gjykatës
Kushtetuese. Më tej, ky institucion u bën thirrje organeve të drejtësisë që të
zbulojnë dhe mbajnë përgjegjës para ligjit kryerësit e drejtpërdrejtë dhe
shtytësit e kësaj vepre të rëndë penale.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …