Gjuriq: Do të bëjmë presione shtesë që Asociacioni të themelohet gjatë këtij viti

Beogradi do të bëjë presione
shtesë dhe veprime diplomatike që themelimi i Asociacionit të ndodhë gjatë këtij
viti. Kështu ka bërë të ditur shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në
Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka thënë se themelimi i Asociacionit
do të jetë i domosdoshëm për suksesin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes
Beogradit dhe Prishtinës. “Një sërë çështjesh të pazgjidhura pronësore,
diktojnë atë se çështja e pasurisë së qytetarëve dhe çështja e statusit dhe
pozitës së kishës ortodokse serbe, në njëfarë mënyre është e lidhur pjesërisht
me çështjen e pronës, dhe kjo do të jetë një prej temave që do të këmbëngulim
të diskutohet në Bruksel. Natyrisht, në plan të parë është zbatimi i
marrëveshjeve të arritura deri më tani, kurse sa i përket neve për ne vlen më
së shumti formimi i AKS-së”, ka deklaruar Marko Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …