Gjuriq

Gjuriq flet për “mbijetesën” e serbëve në Kosovë

Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, gjatë një urimi që ka bërë për studentët serbë të Universitetit Paralel të Mitrovicës, ka folur për mënyrën sesi duhet të mbijetojnë serbët në Kosovë. Ai ka thënë se arsimi i lartë është shumë i rëndësishëm për të rinjtë serbë, duke shtuar se përgjigjja më e mirë ndaj sfidave që i presin është armatosja me njohuri dhe ide të reja. “Përgjigja ndaj shumë sfidave që na presin në të ardhmen, do të jetë duke u armatosur me njohuri, ide të reja dhe këmbëngulje për të ndërtuar kushte të favorshme për mbijetesën dhe progresin në Kosovë”, citohet të ketë deklaruar Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK i përgjigjet BE-së: Amendamentet për Dhomat e Specializuara nuk shkelin detyrimet ndërkombëtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj qëndrimeve të partnerëve ndërkombëtarë lidhur …