Qeveria e Kosovës

Hartohet projektligj i pafavorshëm për lehonat

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka hartuar një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Punës, në të cilin pos të tjerash parashihet edhe shkurtimi i pushimit të lehonisë nga 12 muaj në 9. Çka është po kaq shqetësuese është edhe shkurtimi i pushimit me pagesë nga punëdhënësi nga gjashtë në tre muaj. Pjesëtarë të shoqërisë civile konsiderojnë se ky projektligj ka efekte negative për nënat, sepse ato nuk kanë mundësi t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe publike. Ky projektligj është kundërshtuar fuqishëm edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit e cila përfaqëson mbi 25 mijë të punësuar në sektorin publik. Nënkryetari i SBASHK-ut, Lutfi Mani, tha për KosovaPress se me këtë ligj po synohet të ulet nataliteti në vendin tonë. Sipas tij, ata që e kanë hartuar një draft-ligj të tillë nuk kanë dalë t’i vizitojnë shkollat dhe bashkësitë lokale, ku çdo vit po bie numri i popullsisë dhe po mbyllen paralele nëpër shkolla.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …