Baraliu: Diasporës nuk po i ofrohen mundësitë për të votuar si duhet

Mazllum Baraliu paralajmëron se koha për marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut po përfundon

Analisti politik Mazllum Baraliu ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të arrijnë një marrëveshje për tejkalimin e bllokadës politike dhe formimin e institucioneve. Duke komentuar takimin mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Baraliu tha se dy partitë nuk kanë alternativë tjetër përveç kompromisit. “Është që të arrijnë një marrëveshje domosdo. Pra një marrëveshje, qoftë gjithëpërfshirëse për presidentin dhe për bashkëqeverisje, qoftë vetëm për presidentin, do të duhej të arrihej”, deklaroi ai. Sipas Baraliut, takimi mes palëve nuk ka dhënë ende siguri të plotë se ekziston vullneti për zgjidhjen e krizës politike, edhe pse është shprehur gatishmëria për vazhdimin e bisedimeve. Ai paralajmëroi se koha për një marrëveshje po shteron dhe se përgjegjësia për një dështim eventual dhe shkuarje në zgjedhje të reja do të bie mbi të dyja partitë. “Është momenti i fundit. Marrëveshja duhet të jetë e tillë që ta kemi presidentin, ta kemi parlamentin dhe ta kemi qeverinë”, tha Baraliu.

Kontrolloni gjithashtu

Dyshimet për krime lufte: Një muaj paraburgim për të arrestuarin e tretë në Zubin-Potok

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim Jugosllav Radojeviqit, i arrestuar si …