Mrika Trumshi

Mrika Trumshi-Hoxha: Të mos lejojmë të degradohet kënga burimore shqipe

Në një intervistë për Radion-Kosova e Lirë, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Mrika Trumshi-Hoxha, duke folur për jehonën e këngëve atdhetare në të kaluarën dhe zvetënimin e saj sot nga grupe interesi dhe nga mediet e papërgjegjshme thotë:  “Unë kam zgjedhur të jem kjo, le të jem e ‘’humbur”. Shumë prej atyre që këndonin kështu si unë, e kanë lënë ose kanë devijuar. Nuk  kam pse të bej komente,  pasi  kjo është jeta e sotme  që na kanë servirur, “luftë për të ekzistuar”. Por ajo që ja vlen të përmendët është  që pikërisht  këngë  zhgarravina  me fjale të ndyra, që këndohen po  nga i njëjti soj, janë këngët më fitim prurës  dhe që gjejnë promovim absolut  në ekranet  tona ‘’prestigjioze’’,ose ose, kur një këngë  patriotike  këndohet nga  një përformance, që të vjen të vjellësh kur e shikon të veshur ashtu në skenë.   Këtë fakt nuk mundem ta perceptoj, ose me tepër,  pse ne arritëm deri  këtu?.  Një falënderim prej zemre për ju dhe të gjithë ata që u transmetoni  brezave, këngën burimore dhe të pastër shqipe,  për atë që u transmetoni  shqiptareve. Kemi shumë nevojë  për zëra të tillë mediatikë, që të mos lejojmë të zbehet, që të mos lejohet të hidhet pluhur, që  të mos transformohet kënga burimore dhe e pastër shqipe sipas interesave të profiterëve. Kjo histori për të cilën me të vërtetë, kemi pse të krenohemi, është jona, është historia e shqiptareve…”. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në “Intervista”.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …