Gjuriq

Gjuriq: Universiteti në Mitrovicë, në kompetencat e Beogradit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Universiteti paralel i Prishtinës me seli në Mitrovicë, përbën një nga shtyllat e mbetjes së serbëve në Kosovë. Ai citohet të ketë thënë se për fatin e këtij universiteti “me përkrahje të Serbisë do të vendos vetëm bashkësia akademike, profesorët e studentët dhe ata që e përbëjnë këtë universitet”. Duke folur për komisionin e themeluar nga Qeveria e Kosovës që do të merret me këtë universitet, Gjuriq ka thënë se Prishtina nuk duhet të merret me çështje që nuk janë në kompetencën e saj. “Ky universitet është plotësisht në kompetencë të Republikës së Serbisë dhe do të mbetet në kompetencë të Republikës së Serbisë”, ka theksuar Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …