Lëshohet për qarkullim rruga Kaçanik – Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot është lëshuar për qarkullim rruga nacionale Kaçanik – Hani i Elezit, pas pastrimit të gurëve dhe dheut të shembur. “Për shkak të shembjeve të vazhdueshme të gurëve dhe dheut, tash e disa ditë kjo rrugë ishte e kalueshme vetëm në njërin shirit. Mirëpo, Ministria e Infrastrukturës, gjegjësisht Departamenti i Menaxhimit të Rrugëve, ka angazhuar vazhdimisht kompaninë për mirëmbajtjen e rrugëve që të vazhdojë punimet e duhura për lëshimin komplet për qarkullim të kësaj rruge nacionale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …