Gjuzepe Fama: Nëse Kosova pajtohet për autonomi të komunave serbe, kjo do të vlejë edhe për tri komunat shqiptare në Serbi

Gjuzepe Fama: Nëse Kosova pajtohet për autonomi të komunave serbe, kjo do të vlejë edhe për tri komunat shqiptare në Serbi

Bashkimi Evropian duhet të shikojë mundësinë që në platformën dialoguese Kosovë-Serbi, ta përcaktojë se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, sugjeron Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin e fundit vjeshtor. Kjo organizatë e pavarur, që analizon konfliktet në botë, megjithatë parashikon se zgjidhja finale do të përfshijë koncesione të mëdha, duke përfshirë autonomi të gjerë për komunat serbe apo shkëmbim të territoreve. Njëri nga hartuesit e këtij raporti, Gjuzepe Fama, udhëheqës i Çështjeve Evropiane në këtë organizatë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se BE-ja nuk duhet të imponojë kufizime në dialog dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë rol në bindjen e Kosovës që të ridizajnojë platformën dialoguese. Sipas tij, nëse Kosova pajtohet për autonomi të gjerë për komunat me shumicë serbe, e njëjta duhet të vlejë edhe për Luginën e Preshevës në Serbi. Retorika nuk e ndihmon aspak dialogun dhe arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Një nga rekomandimet tona është që BE-ja të dyfishojë përpjekjet dhe të luftojë keqinformimin rreth dialogut. Janë dy gjëra që duhet të theksohen këtu. E para, duhet kuptuar se nuk ka zgjidhje, ku fitues i plotë do të jetë vetëm njëra palë. Nuk mund të ndodhë një skenar ku Kosova dhe Serbia do të arrijnë të përmbushin kërkesat e tyre plotësisht, prandaj do të duhet të bëjnë koncesione.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin …