Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka vlerësuar të gjithë punën e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka vlerësuar të gjithë punën e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Në konferencën e nivelit të lartë AntiKorrupsion, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar të gjithë punën e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Kryediplomatja e SHBA në Tiranë, i ka thënë Gjonajt se ajo ka nodoshta punën më të vështirë në Shqipëri, duke shtuar se ka treguar vullnet për ta përmbushur sa më dinjitetshëm atë. Në një moment, ajo ka ndërpresë  fjalën duke kërkuar nga të gjithë të pranishmit një duartrokitje të madhe për Gjonajn si shenjë mirënjohje për të gjithë përkushtimin e saj ndaj detyrës së ministres së Drejtësisë. Më tej, ajo tha se është në interesin e SHBA që të ketë një aleat të fortë si Shqipëria. Ne jemi të përkushtuar ndaj një Shqipërie që do zërë vendin e saj në Europë.  Qeveria e Shqipërisë po punon në emër të qytetarëve dhe jo interesave të ngushta”, tha Kim. Kjo nuk është hera e parë që Gjonaj merr vlerësime nga diplomacia e akredituar në vendin tonë, ku herë pas here figura të niveleve të larta kanë dalë hapur në mbështetje të punës së saj duke e inkurajuar për më tej.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …