Saimir Tahiri

Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda ka vendosur të heqë masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin, Saimir Tahiri

Gjykata e Apelit në Tiranë, shfuqizoi masën arrest shtëpie për ish-ministrin”, u shpreh avokati i  Saimir Tahirit,  Maks Haxhia. Më herët, avokati,  Haxhia e ka interpretuar në dy pjesë mesazhin e një dite më parë dhënë nga ambasadori amerikan Donald Lu. Sipas tij provat janë më të forta, dhe nëse gjykata gjykon në bazë të tyre, sot duhet të hiqet masa e arrestit për klientin e tij. Atë mesazh e ndava në dy pjesë, mesazhin e qarkullimit të opinioneve siç ndodh rëndom në Shqipëri kur ka gjithmonë çështje të tilla pikante, ose me probleme sociale politike, që të dyja palët kundërshtare, ose dhe metoda të tilla që nuk duan të jepet vendimi kundra, hapin fjalë që qarkullojnë presione ose para. Ajo që jam i interesuar si specialist i të drejtës dhe në detyrën e avokatit të zotit Tahiri është mesazhi i zotit Lu, që ishte shumë i rëndësishëm është që Gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj. Nëse gjykata do gjykojë në prova e në ligj zotit Tahiri sot duhet ti hiqet masa e arrestit në shtëpi”, tha Maks Haxhia.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …