Monika Kryemadhi tërhiqet nga protestat e dhunshme pas vërejtjes së ambasadores së Amerikës në Tiranë, Yuri Kim

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e deputetes Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi lidhur me heqjen e sekuestrimit të provave

Gjykata e Posaçme, në Shqipëri,  ka rrëzuar kërkesën e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi lidhur me heqjen e sekuestros të provave që i Prokuroria e Posaçme ia ka sekuestruar. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erion Çela, e bazuar në nenin 222 të Kodit të Procedurës Penale, që bën fjalë për përgjimet telefonike. Burime nga SPAK dhe GJKKO, nuk konfirmojnë për çfarë bën fjalë objekti i kërkesës. Zonja Kryemadhi u përfaqësua nga avokati i saj ndërsa SPAK nga prokurori Sotir Kllapi i cili heton çështjen e lobimit të LSI-së  në Amerikë. Pak javë më parë, u raportua se u kryen kontrolle në zyrat e Partisë së Lirisë ku sekuestruan prova materiale. Në një reagim për mediat, GJKKO deklaroi se nuk mund të japë detaje.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …